BallinaPolitikePuka gati për betejën e radhës/Ferit Ringaj: PD derë e hapur për...

Puka gati për betejën e radhës/Ferit Ringaj: PD derë e hapur për çdo qytetar që do ndryshimin…

Si në të gjithë strukturat e degëve të PD, edhe në Pukë është zhvilluar mbledhja e radhës e Kryesisë së Degës PD Pukë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe koordinatori per Degën tonë z.Ahmet Prençi si dhe z.Jemin Gjana anëtar i Këshillit Kombëtar i PDSH-së.
Në këtë mbledhje u informua për situatën politike në vend. Fillimin e përgatitjeve intensive në të gjithë strukturën e saj dhe në gjithë territorin e rrethit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale si e vetmja zgjidhje e krizës së rëndë politike e kushtetuese që po kalon vendi.
Kreu i degës së PD Pukë Ferit Ringaj në fjalën e tij tha se: “Çdo qytetar pukjanë por edhe çdo qytetar në çdo cep të Shqipërisë dhunohet e nëpërkëmbet nga pushteti i sotëm që kontrollohet nga mafia, oligarkët, trafikantët e krimi.
Është mision për çdo demokrat që kësaj të keqeje ti kundërvihemi me të gjitha forcat e energjitë tona, që të kthejmë shpresën te qytetarët.
Dyert e Partisë Demokratike Pukë janë të hapura për çdo demokrat, qytetar që ndan me ne vlerat më të mira për ndryshimin e këtij realiteti të hidhur që përjeton Puka, Fushë-Arrësi e çdo fshat”.
“Ftesa ime është krejt e sinqertë për secilin që nga themeluesit e PD-së në 90-tën e te të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për ndryshim. E keqja largohet vetëm duke u bashkuar.
Ftoj çdo të ri e të re që të bashkohet me ne, në rrugëtimin e shpresës për Pukën e pukjanët që së bashku të hapim një kapitull të ri në administrimin dhe largimin e bandave dhe krimit nga politika.
Partia Demokratike është e do të mbetet shtëpia vlerave më të mira të lirisë dhe brenda saj mirëpret këdo, që si ne ,ndan vizionin për një shtet demokratik, një Shqipëri si gjithë Europa”- theksoi kreu i degës së PD Pukë Ferit Ringaj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular