BallinaAktualitetGazeta Austriake Der Standard: Franca ndërhyn ashpër, vendos veton për Ramën

Gazeta Austriake Der Standard: Franca ndërhyn ashpër, vendos veton për Ramën

Gazeta austriake Der Standard shkruan se Franca do vendosë veton kundër nisjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Franca ndërhyn ashpër kundër fillimit të planifikuar të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Holanda do i bashkohet Parisit, thanë të premten burime nga Këshilli i BE. Për më tepër, Franca nuk donte që vendet të vlerësoheshin individualisht, por vetëm në paketë”, shkruan gazeta.

Sipas Der Standard, vetoja e Francës është pritur me zemërim nga shtetet e tjera të BE. “Kush bllokon procesin e anëtarësimit, do të mbajë përgjegjësi për destabilizimin e mundshëm të fqinjëve tanë,” tha një diplomat.

Shanset e fundit për bisedimet janë të dielën, kur do mbahet një takim mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Franca është kundër negociatave të pranimit kryesisht sepse nga kjo mund të përfitojnë populistët e krahut të djathtë të Marine le Pen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular