BallinaKronike200 forca policie me maska kundragaz blindojnë zonën e Astirit, do të...

200 forca policie me maska kundragaz blindojnë zonën e Astirit, do të pengohet protesta e banorëve

Rreth 200 forca policie, përfshirë këtu edhe fektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së kanë zbarkuar tashmë në zonën e Astirit në Tiranë, aty ku çdo mbrëmje mbahet protesta e banorëve që kundërshtojnë projektin që iu shemb banesat.

Siç shihet në videon e mëposhtme, të siguruar nga Syri.net, forcat e policisë, të blinduar edhe me maska kundragaz kanë mbërritur tashmë në vendin e protestës ku me shumë mundësi do të pengojnë zhvillimin e saj mbrëmjen e sotme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular