BallinaAktualitetDhuna policore në Melth - Selitë të Mirditës, tregues i arrogancës së...

Dhuna policore në Melth – Selitë të Mirditës, tregues i arrogancës së një shteti të korruptuar, në degradim!

Nga Mark Ruci

Pas votimeve moniste te 30 Qershorit 2019 , Mirdita dhe banoret e saj , kundershtues te ndertimit te H/C-ve , jane ne nje trysni te rrepte policore , te urdheruar , per te zbatuar vendimet korruptive te Ministrise Energjitikes , Ministrise Mjedisit dhe Bashkise Mirdite .

Perdorimi politik i policise shtetit dhe ndersimi ndaj banoreve protestues , jane keqperdorim dhe abuzim me pushtetin dhe buron mbi te gjitha nga deshira tyre, per te imponuar vullnetin e vet mbi te tjeret , ne vend qe me durim te bashkpunojne me ta .

Eshte kryebashkiaku NDREC DEDA dhe ministri brendshem SANDER LLESHI , qe jane pergjegjesit direkt te ushtrimit te arrogances pushtetit , ne vend te bashkpunimit me banoret qe atakojne mungesen e transparences dhe vendimet e korruptuara per ndertimin e H/C-ve , qe po nxisin largimin e mirditoreve nga trojet e tyre , nje veprim jashtzakonisht i rrezikshem , per te ardhmen e MIRDITES !

Dhe ju takon atyre si pushtetare dhe mirditore te dialogojne me banoret e zones , per te kuptuar nga anon e drejta karshi ligjit dhe per te marre vendimet e duhura per anullimin e lejeve korruptive dhe per te mbeshtetur perpjekjet e komuniteteve , per zhvillimin ekonomik mbeshtetur ne shfrytezimin e resurseve natyrore te Mirdites , ku prioritetet do ishin infrastruktura , vreshtaria , blegtoria , agroperpunimi dhe turizmi malor .

Personalisht por dhe opozita lokale , ne analizen e saj , vlereson se kryebashkiaku aktual nuk ka asnje vullnet pozitiv per te nderhyre ne zgjidhjet ne favor te banoreve te Selites dhe Melth – Zall Gjocaj , pasi eshte totalisht i involvuar me interesa korruptive ne mbeshtetje te Klienteve te Rames , sic eshte rasti i
Oligarkut Trebicka , duke mashtruar banoret e Selites me favore te perkohshme materiale dhe tashme gjithe Selitasit deshmojne kete gje !

Ndonese shume i zhgenjyer nga aktiviteti ministrit Sander Lleshi , ne arrestimin pa fakte te 13 protestuesve te rinj mirditore ( asnje i denuar nga gjykata ) , perdorimin masiv te gazit helmues luftarak ne protesta , keqperdorimi policise shtetit ndaj banoreve te Mirdites , nga njohja me te , kam ushqyer mendimin , se ka mbetur sadopak integritet ne ushtrimin e detyres ministrit konform ligjit dhe sinqerisht , do t’i keshilloja se pushtetet jane te perkohshme dhe nje dite do te jete nje njeri i zakonshem , ai qe vinte ne Mirdite , modestisht , pa zhurme , per tu takuar me familjare dhe miq mirditore !

Realisht ardhja e ministrit Lleshi , para disa ditesh ne Rreshen , per nje takim partiak dhe mobilizimi i nje numri shume te larte efektivesh , per t’i rritur masat e sigurise se qendrimit ne vendlindjen e tij Mirdites ( ?!!!) , jane shenja te “ dehjes “ nga pushteti e njekohesisht shtimit te distances nga ata qe kontribuojne duke kulmuar se mbrapthi ne shtimin e rrezikut te mosdegjimit te zerit tyre te arsyes !!!

Dhe aq me shume dergimi i forcave speciale , per te shtypur cdo kundershti te mirditoreve ndaj padrejtesive te cfaqura dendur kohet e fundit , jane realitete qe nuk japin shprese , per zhvillime pozitive , ne Mirdite dhe rasti i Melth – Selite , vendlindja e ministrit Lleshi , kerkon reflektim serioz , nga ana tij !!!

Mirditoret realisht te perfaqesuar ne pushtetin ekzekutiv te Rames , me dy ministra Nikolla dhe Lleshaj , jane te zhgenjyer me realitetin
aktual , te papunesise , te varferise se ulur kembekryq , te braktisjes masive dhe te nje qeverisje pa vizion , nepotike dhe me elemente kriminal , qe ne plan te pare kane ruajtjen e pushtetit me cdo cmim dhe jo zhvillimin ekonomik te Mirdites .

Stop perdorimit politik te policise mbi banoret e Mirdites !!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular