BallinaAktualitet(FOTO)/Protesta e “Astirit”, banorët lidhen me zinxhirë: Nuk kemi frikë nga burgu

(FOTO)/Protesta e “Astirit”, banorët lidhen me zinxhirë: Nuk kemi frikë nga burgu

Pavarësisht prezencës së shtuar të forcave policore, banorët e zonës së “Astirit” kanë vijuar edhe sot protestën e përnatshme kundër shembjes së shtëpive të tyre, që preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri tek “Dogana”.

Në mënyrë simbolike, ata zgjodhën që në protestën e sotme të lidhen me zinxhirë dhe gjatë fjalës së tyre u shprehën se domethënia e këtij akti ishte mungesa e frikës ndaj burgosjes.

Në dallim nga netët e tjera, banorët e “Astirit” vendosën që qendresën e tyre ta zhvendosnin nëpër trotuare, për arsye se forcat e Policisë kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.

 

Pas arrestimit të 6 personave për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimit rrugor në protestën e para disa ditëve para Drejtorisë së Policisë, është intensifikuar prania e forcave policore që mbikqyrin protestën e përnatshme të banorëve të “Astirit”.

Mësohet se dhjetra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në zonë. Nga ana tjetër, banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar po ashtu  lirimin e 6 protestuesve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë në Prokurori, pasi e akuzon për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të “Astirit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular