BallinaBotaUshtria turke godet gabimisht amerikanët, Trump paralajmëron sanksione për Ankaranë

Ushtria turke godet gabimisht amerikanët, Trump paralajmëron sanksione për Ankaranë

Ushtria turke goditi gabimisht trupat amerikane në veri të Sirisë. Megjithatë nga predhat e artilerisë turke nuk pati të lënduar në radhët e personelit të forcave amerikane, të cilat janë ende prezente në qytetin e Kobanit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnushin njoftoi se Presidenti Donald Trump ka autorizuar zyrtarët amerikanë  të hartojnë sanksione të reja financiare ndaj Turqisë.

“Këto janë sanksione shumë të fuqishme. Ne shpresojmë që të mos kemi nevojë ti përdorim, por ne mund të mbyllim ekonominë turke nëse do te jetë e nevojshme”.

Po të premten Presidenti amerikan pati një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, i cili  kërkoi nga kreu i Shtëpisë së Bardhë të ndalojë avancimin e sulmit turk në Siri.

Por Presidenti turk Erdogan theksoi se operacioni do të vazhdojë pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-ve dhe kërcënimeve për sanksione të rënda financiare.

“Ne nuk do ta ndalojmë kurrë këtë që hap që kemi ndërmarrë, pavarësisht kërcënimeve nga e majta dhe e djathta. I kam thënë Trump-it dhe të tjerëve, po të mundeni ndalojeni, por deri tani nuk e keni bërë”.

Turqia hyri në veri të Sirisë të mërkurën, pasi presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi trupat amerikane nga zona.  Vendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë kurdët e konsiderojnë tradhti, kurse analistët thonë ajo i dha Turqisë dritën jeshile për të nisur luftën ndaj kurdëve.

Ankaraja zyrtare është e shqetësuar se sovraniteti për kurdët irakianë do të inkurajonte kryengritjen kurde brenda kufijve të vet. Përveç Izraelit, pak vende e mbështetin një ide të tillë, me argumentin se një shtet autonom kurd në Lindjen e Mesme do të destabilizonte rajonin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular