BallinaSportVIDEO/Ndodh në Itali, flamuri shqiptar "tërbon" tifozët serb

VIDEO/Ndodh në Itali, flamuri shqiptar “tërbon” tifozët serb

Tension dhe ndërprerje në ndeshjen miqësore mes Brescias dhe Vojvodinës. Shkak është bërë një flamur i Shqipërisë, i vendosur në një nga pjesët e fushës. Flamuri kuqezi ka “tërbuar” tifozët serb, të cilët kanë tentuan të konfliktoheshin fizikisht me personat që e zotëronin.

Gjithsesi, ndarëset mes tribunave dhe ndërhyrja e Carabinierëve dhe Digos i ka lënë mundësinë grupit shqiptarë që të largohen, duke shmangur një konflik të përgjakshëm.

Ky veprim është cilësuar si provokim për çështjen e Kosovës nga ana e tifozëve serb të Vojvodës. Ngjarja ndodhi në minutën e 7-të të takimit, i cili u pezulluar për më shumë se 15 minuta, për të nisur më pas normalisht.

Kujtojmë që për Brescia aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj dhe ky duket të jetë shkaku i prezencës së flamurit shqiptar në këtë ndeshje kontrolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular