BallinaKronike“Guxim që vret jetën”, policia ndëshkon 9 drejtues mjetesh që ecnin me...

“Guxim që vret jetën”, policia ndëshkon 9 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi ‘skëterrë’

Të paktën 9 drejtues mjetesh janë gjobitur nga Policia Rrugore, pasi thyen rregullat e qarkullimit, duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Mësohet se gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, në përgjatë segmentit të Saukut u ndëshkuan 9 shoferë, të cilët ecnin me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar, ndërsa si masë ndëshkimi atyre iu janë hequr patentat.

“158 km/h- 174 km/h ✈në segmentin🛣 Sauk-Teg.
Guxim🙏 që vret jetên 🚑.
Policia Rrugore 🚔 në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve ju tërhoq Leja e Drejtimit dhe do dalin në OASh.
🚫Shpejtësisë se të rrezikon jetën🚑
Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion🏡
🚔🚓✍✍”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular