BallinaUncategorized“Kjo javë e vështirë për Shqipërinë”, Belind Kelllici takon kreun e CDU:...

“Kjo javë e vështirë për Shqipërinë”, Belind Kelllici takon kreun e CDU: Gjermania ju mbështet, por përmbushni kushtet

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndodhet në Gjermani dhe ka zhvilluar një takim të rëndësishëm. Ai ka takuar kryetaren e CDU-së, njëkohësisht Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Karrenbauer i ka shprehur Këlliçit të gjithë mbështetjen e partisë së saj dhe Gjermanisë, në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Postimi i plotë i Belind Këllçit:

Kënaqësi të takoja sot Kryetaren e CDU dhe Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

CDU do të vazhdojë të mbështesë PD dhe Shqipërinë në sfidat që ka përpara. Ndonëse ajo më bëri të ditur se java në vijim do të jetë e vështirë përsa i përket hapjes së negociatave, zj. Kramp-Karrenbauer gjithashtu më konfirmoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë, ndërkohë që Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet e saj për demokraci funksionale, lufte kundër krimit e korrupsionit si dhe respektimin e shtetit të së drejtës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular