BallinaTe tjeraMarrëveshja false “Zogu-Pashiç” dhe realizimi i pikave të saj nga Enver Hoxha

Marrëveshja false “Zogu-Pashiç” dhe realizimi i pikave të saj nga Enver Hoxha

Nga Kastriot Dervishi

Rreth nëntorit 1924, jugosllavët (Jugosllavia deri në vitin 1929 quhej Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene) në mënyrë të fshehtë përhapën një tekst të përpiluar nga një diplomat i tyre, sikur ishte arritur një marrëveshje midis ish kryeministrit Ahmet Zogu dhe ish kryeministrit Nikolla Pasiçit, gjoja të nënshkruar sipas tyre në Beograd më 14 gusht 1924. Në kohën e shpërndarjes së tekstit, kryeministri jugosllav ishte Ljubomir Davidoviçi. Informacioni u shit në kanale agjenturore dhe përfundoi në kancelarinë e Musolinit., me vlerën e një kombinacioni tipik agjenturor me qëllim ngjalljen e dyshimeve te Italia rreth figurës së Ahmet Zogut. “Marrëveshja” nuk u besua nga italianët, të cilët, si rezultat në vitin 1925 nënshkruan marrëveshje ekonomike me Shqipërinë dhe në vitet 1926 dhe 1927 dy pakte, të quajtura pakti i parë dhe pakti i parë i Tiranës.

Ndonëse nuk ka ekzistuar ndonjë “marrëveshje” e tillë, kohë pas kohe, për nevoja propagande dite, me synim përbaltjen e Ahmet Zogut, ajo përdoret nga e njëjta dorë sa komuniste aq edhe projugosllave. Ndërsa qëllimi për të cilën ai tekst u prodhua, ka rënë qysh në vitin 1925, enveristët dhe injorantët e servirin për të provuar “tradhtinë” e Ahmet Zogut, e cila kur iu shfaqet e realizuar pikë për pikë nga Enver Hoxha, nuk shihet asnjëherë prej tyre. Për këtë “marrëveshjeje” të supozuar, janë të rëndësishme analizimi i dy elementëve: vërtetësia dhe realizimi i saj. Është e provuar se nuk gjendet kurrfarë origjinali, gjë që do të mund të ndalonte çdo diskutim rreth saj. Ekziston një tekst fals që mund të hartohet pa mund nga kushdo, i ngjashëm me tekstin tejet fals dhe të trashë të “Katovicës” që qarkullon prej vitesh pa ia ditur kush origjinën. Në Arkivin e Sistemit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në dosjen nr.105 të vitit 1925 ndodhet një tekst që nuk përmbush asnjë element të cilësimit dokument. Si të tillë, asnjë noter nuk do të merrte mundimin ta vërtetonte atë. Nuk bëhet fjalë as për dokument origjinal dhe as për fotografimin e një origjinali. A u realizua kjo “marrëveshje” nga Ahmet Zogu? Aspak. Në asnjë pikë. Por për ironi të fatit, shumë pika të saj u realizuan nga Enver Hoxha.

Punimin më të plotë dhe shterues rreth vërtetësisë së marrëveshjes së supozuar Zogu-Pashiç, e ka bërë historiania Emine Bakalli, botuar në “Studime historike”, nr.3-4, viti 2014, Tiranë 2015, faqe 149-174. Ky punim duhet të jetë orientues për gjithë studiuesit që duan të njihen me këtë çështje.

Autorëve të ndryshëm, enveristë në formim, të cilët asnjëherë nuk patën kurajën të denoncojnë ato që bëri Enver Hoxha, u pëlqen ta pranojnë si të vërtetë diçka të sajuar. Autorë si Paskal Milo, Mareglen Verli, Kristo Frashëri, Ksenofon Krisafi, jo vetëm që e quajnë të mirëqenë “marrëveshjen”, por shfaqin ngazëllimin e tepruar dhe sigurinë për ekzistencën e saj. Synimi i vetëm i tyre shihet jo e vërteta, por mundësia për të poshtëruar Ahmet Zogun. Le të kujtojmë realizimin e pikave të “marrëveshjes” nga Enver Hoxha:

-Në dhjetor 1944, Enver Hoxha i dorëzoi Shën Naumin jugosllavëve, duke qenë hera e parë që një qeveri shqiptare që e posedonte, e dorëzonte atë. Asnjë qeveri më parë nuk e kish poseduar manastirin. Deri në vitin 1948 E.Hoxha nuk foli asnjëherë për Shën Naumin.

-Shqipëria kërkoi në vitin 1948 të ishte në federatë ballkanike ku do ishte dhe Bullgaria.

-Tito do ishte kryetari i federatës dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.

-Ushtria do ishte e përbashkët, e unifikuar. Projekti ishte i vitit 1948.

-Këshilltarët jugosllavë u vendosën në gjithë degët e shtetit.

-Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit dhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit u organizuan nga jugosllavët.

-U realizuan në vitin 1946, botërisht me ligje në Kuvendin Popullor bashkimi doganor, unifikimi i monedhës dhe planet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, aktet më të pashembullta të tradhtisë kombëtare. Shqipërisë, ndër të tjera iu shkaktua një katastrofë ekonomike e pashembullt në histori.

-Politika e jashtme e Shqipëria realizohej në vitet 1945-1948 nga Jugosllavia.

Botimi i “marrëveshjes” është bërë sipas qëllimeve të ndryshme nga autorët:

-Pietro Pastorelli, “Italia e Albania 1924-1927, Origini diplomatiche del Trattato di Tirana del 22 novembre 1927”, Firenze 1967. Autori e boton “marrëveshjen”, në kuadër të studimit të paktit të dytë të Tiranës. Autori nuk ka bindje mbi vërtetësinë e kësaj marrëveshjeje.

-Zhivko Avramovski, “Kontribut studimit të historisë së Shqipërisë në periodën midis

dy luftërave botërore”, “Gjurmime Albanologjike”, nr.2, Prishtinë 1968. Botohet një variant i 8 pikave të marrëveshjes. Autori nuk ka bindjen se ekziston si dokument i nënshkruar.

-Marenglen Verli, “Rreth një marrëveshje antikombëtare të Ahmet Zogut”, Studime historike, nr.3, Tiranë 1986. Autori ka krijuar bindjen se jemi para një veprimi “antikombëtar”.

-Paskal Milo, “Shqipëria dhe Jugosllavia”, Tiranë 1992, faqe 300-302. Botohen dy variante me 16 dhe 8 pika. Autori shfaq entuziazmin për zbulimin dhe demaskimin e “tradhtisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular