BallinaPolitikeNegociatat/Ish-deputetja e PD-së: 99.9% mundësi që vendet skeptike nuk do të binden

Negociatat/Ish-deputetja e PD-së: 99.9% mundësi që vendet skeptike nuk do të binden

Teza se Shqipëria ka penalizuar Maqedoninë e Veriut në lidhje me mundësinë e marrjes së dritës së gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është mbrojtur së fundmi edhe nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”, Duma tha se me një probabilitet prej 99.9%, vendet skpetike nuk do të binden dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës

99.9% nuk do të binden vendet skeptike dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës. Lajm i keq. Nuk e ka mbajtur historia me hatër Shqipërinë asnjëherë. Por, mendoja që rasti do donte, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë betejën e saj dhe e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, duke qenë se duke u ndarë me vendin tonë nuk do ishte në leverdinë e BE, do përfitonte Shqipëria dhe nuk do të ndahej rrugëtimi i tyre.

Fatkeqësisht, Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociatat një vit më parë. Ne bëmë një vit më parë show-n e pacipë, ku thuhej nga qeveria se janë hapur negociatat”, tha Duma.

Ndërsa, e pyetur lidhur me mundësinë e hapjes së bisedimeve për Shqipërinë në sajë të një përpjekjeje të Gjermanisë, Duma ka folur për “shumë thika në placë, duke iu referuar këtu edhe qendrimit refuzues të Holandës.
Ka shkuar thika shumë në palcë. E paimagjinueshme ishte që ne të ne të kishim një Holandë, që dilte kundër, por ka vende që kërkojnë edhe heqjen e vizave. Sot ndodhemi si lypës në dyert e Evropës. Po, sot dëgjojmë këtë të thotë që “ne kemi Shengenin Ballkanik”. Po çfarë shpikjeje është ky “Shengeni Ballkanik”?”- u shpreh ish-deputetja.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular