BallinaAktualitetProtesta e "Unazës së Re"/ Manushaqe: Banesat do të mbrohen, dje shmangëm...

Protesta e “Unazës së Re”/ Manushaqe: Banesat do të mbrohen, dje shmangëm gjakderdhjen që kërkonte Rama

I ftuar në Syri TV, avokati dhe aktivisti i “Unazës së Re”, Artan Manushaqe ka folur rreth situatës me banorët e Astirit dhe atë çfarë pritet të ndodhë pas presioneve të fundit policore dhe vendimit të sotëm të gjykatës, e cila la në burg tre prej të arrestuarve.

Sipas tij, në zonën në fjalë është projektuar të prishen 280 banesa.

“Kemi gati një vit nën presion nga policia. Ky është një ligj propagandistik. Kur kemi të bëjmë me tubim të ligjshëm, veprat quhen të pakonsumuara. Bllokimi i rrugës është tjetër koncept, kur hedh zhavor, kur e mban të bllokuar për një kohë të pacaktuar. Protesta e ligjshme dhe paqësore mbrohet nga Kushtetuta dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut. Sot në protestë do të jetë edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Nuk ka një kokë aty. Se ata kërkojnë të zbulojnë grupin e strukturuar kriminal. Duan ta bëjnë me zor. Ka mercenarë që provokojnë, policë, shiksa etj. Protesta qytetare do të vazhdojë. Ja garanton Kushtetuta. Është mjet demokratik. Këta nëse duan me intimidime, le të vazhdojnë. Dje shmangëm gjakderdhjen që kërkonte Rama”, u shpreh Manushaqe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular