BallinaAktualitetSot pasdite opozita në protestë, do të jetë dhe Lulzim Basha/Ja ç’pritet...

Sot pasdite opozita në protestë, do të jetë dhe Lulzim Basha/Ja ç’pritet të ndodhë

Arben Micko, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës dha sot masën e arrestit me burg për tre banorët e arrestuar ditët e fundit gjatë protestimit në zonën e “Unazës së Re”.

Prej dy ditësh, policia ka dërguar policë në zonën e Astirit duke bërë shoqërime, arrestime, kontrolle e duke ushtruar edhe dhunë, siç është denoncuar nga banorët. Për këta të fundit, dhe opozitën që po i mbështet, aksioni i policisë është me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.

Pas këtyre ngjarjeve, Partia Demokratike ka lajmëruar sot zhvillimin e një proteste.

LEXO EDHE  ‘Nuk më erdhi Kujtja, kam frikë se ma merr Marsida’/ Biznesmeni gay bëhet ‘xheloz’ për deputetin (Foto)

Protesta në mbështetje të banorëve do të nisë në orën 18:00 ku do të jenë të pranishëm kryetari Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kryesia e PD-së dhe ish-deputetë.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej më shumë se viti, duke kundërshtuar projektimin e rikonstruktimit të rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë “pallatit me shigjeta”. Për banorët dhe opozitën, projekti është korruptiv dhe i fryrë financiarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular