BallinaSportManchester United, treshe juventine për tu kthyer në majë

Manchester United, treshe juventine për tu kthyer në majë

Fillimi i keq i sezonit të Manchester United mund të sjellë ndryshimin e trajnerit, në kohën kur pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer nuk është aspak solid, aq sa në Angli ka filluar të qarkullojë emri i zëvendësuesit të mundshëm. Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventus ska marrë një vit pushim, pas aventurës me bardhezinjtë, por sfida e Premier League mund ta bindë të përshpejtojë rikthimin, sidomos nëse në krah të tij do të jetë një si Patrice Evra, të cilin e ka patur lojtar tek Juventus dhe që është njohës i mirë i ambjentit United.

Hipotezën e hedh Daily Mail, që shfrytëzon asistin e ish-mbrojtësit francez për të bashkuar dyshen që kishte fituar dy tituj kampion në Torino. Evra, në fakt, disa ditë më parë kishte ndjekur Tottenham-Bayern Munchen në Champions League, në stadium, pikërisht në krah të Allegri, e kishte postuar edhe një tweet: “Bukur të shohësh një ndeshje me ju (ishte edhe Baldini), i adhuroj dijet që ndajmë dhe e e di që e ardhmja do të jetë e ndritshme për të gjithë ne”.

Patrice Evra

@Evra

So great to watch a match with you guys. I love the knowledge we share together and the advice and I know the future is bright for all of us.

View image on Twitter
754 people are talking about this

Tek United mund të mbërrijë edhe Mario Mandzukic, i kërkuar prej kohësh nga klubi anglez: një trio “bardhezi” për të kthyer Red Devils në elitën e futbollit të ishullit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular