BallinaSportVideo/“Kemi zemër…”: fjalimi i Rejas në dhomat e zhveshjes bëhet viral

Video/“Kemi zemër…”: fjalimi i Rejas në dhomat e zhveshjes bëhet viral

“Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë” Me këto fjalë Edy Reja ka ngritur peshë zemrat e futbollistëve kuqezinj pas transfertës së fituar me rezultat historik kundër Moldavisë. Në dhomat e zhveshjes italiani bën liderin dhe nuk harron ti atribuojë meritat grupit.

Në postimin e bërë nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale tekniku 74 shihet ti drejtohet kuqezinjve me vlerësim, duke kujtuar se asgjë nuk është rastësi. Italiani ka justifikuar rezultatet zhgënjyese, ndërsa e ka quajtur skuadrën e tij “me zemër”.

FJALËT E TEKNIKUT EDY REJA NË DHOMAT E ZHVESHJES
“Pavarësisht se tifozat iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush.

Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular