BallinaKronike“Do të vras, të kemi duruar shumë”, gruaja tregon dhunën nga kunatat:...

“Do të vras, të kemi duruar shumë”, gruaja tregon dhunën nga kunatat: Pas shkelmave e grushteve, njëra më drejtori çiften

Denoncimi i një 28- vjeçareje, banuese në Dibër, se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga Shpresa Derti dhe motra e saj, kanë vënë në lëvizje Komisariatin e Policisë Peshkopi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e një dite më parë, por mëngjesin e djeshëm, denoncuesja A.D., 28 vjeçe, ka mbërritur në mjediset e Policisë dhe ka kallëzuar kunatat e saj, dy motrat Shpresa Derti dhe Z.M., të cilat pasi e kanë rrahur me sende të forta, e kanë kërcënuar me çiften që mbanin në shtëpinë e prindërve të saj.

“Jam dhunuar nga dy kunatat e mia. Më kanë goditur me shqelma, grushte e sende të forta. Madje, Shpresa mori çiften dhe më tha: ‘Do të vras’, ‘ti nuk mund të rrahësh nënën tonë’, ‘të kemi duruar shumë’. Nuk është hera e parë që më rrahin pa shkak. Unë nuk e kam dhunuar vjehrrën. Kunatat i kam duruar shumë. Pres që drejtësia të veprojë, ndryshe punët do të shkojnë keq”, është shprehur në Polici e dhunuara.

Menjëherë pas denoncimit, në banesën e A.D. kanë mbërritur efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër. Ato fillimisht kanë shoqëruar dy motrat, Shpresa Derti e martuar në Dibër të Madhe, dhe Z.M. e martuar në Kukës. Madje, gjatë kontrollit të banesës është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu. Dy motrat mohuan ta kenë dhunuar nusen e vëllait, por deklaruan se ajo u dhunonte në mënyrë sistematike nënën e tyre të moshuar.

“Nuk e kemi dhunuar, megjithëse ajo e ka rrahur nënën tonë disa herë”, pohuan në Polici dy motrat e ndaluara. Pas hetimeve të para është arrestuar në kushtet e flagrancës Shpresa Derti, madje edhe kërcënimi me armë i është faturuar asaj.

Sipas Policisë, “arrestimi i saj u bë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj, shtetases A.D., 28 vjeçe, banuese në Dibër. Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishekë. Arma ishte me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave”. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular