BallinaKronike"Marsida është në rrezik se di të vërtetën"/Artan Hoxha jep alarmin: Ishte...

“Marsida është në rrezik se di të vërtetën”/Artan Hoxha jep alarmin: Ishte prishje pazari

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka folur lidhur me vrasjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku një person humbi jetën.

Në fjalën e tij, Artan Hoxha u shpreh se Marsida është në rrezik pasi është e vetmja që di se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

“Bashkëshorti i asaj vajzës, që është në burg në Gjermani në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë. Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur,”- tha Artan Hoxha.

Një ngjarje e rende ndodhi pak dite me pare ne Kavaje. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular