BallinaAktualitetProtesta e banorëve të Unazës së Re, lirohen 10 të arrestuarit, mes...

Protesta e banorëve të Unazës së Re, lirohen 10 të arrestuarit, mes tyre dhe Balliu

Lirohen 10 protestuesit e arrestuar në lidhje me protestën te Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se gjykata caktoi sot masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë, Prokuroria kërkoi pak më herët masën ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit përfshi edhe Balliun. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko u paraqit=n në seancë si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.

Ata u akuzuan se bllokuan rrugën, vepër për të cilën me ndryshimet në Kodin Penal, rrezikon deri në 3 vite burg.

10 PERSONAT QE ISHIN ARRESTUAR
1-Ruzhdi Maqinaj
2-Safet Maksuti
3-Benard Nezha
4-Kujtim Ylli

5-Bajram Noka
6-Agron Thaçi
7-Artan Muçmata
8-Klevis Balliu
9-Dritan Noku
10-Andi Sharra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular