BallinaKronikeDel videoja/Momentet e fundit të Festim Latos para ekzekutimit, Presidenti i vetëshpallur...

Del videoja/Momentet e fundit të Festim Latos para ekzekutimit, Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë u largua me një mjet luksoz

Ndonëse nuk ka një version zyrtar nga policia për ekzekutimin mafioz të Festim Latos, i vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë, mediet holandeze i janë rikthyer sërish kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur më 19 korrik 2019, ku trupi i shqiptarit u gjet i prerë copa-copa, i ndarë në thasë të ndryshëm dhe i hedhur në një kanal në Amsterdam.

Ditët e fundit, holandezët kanë publikuar me foto dhe video lëvizjet e fundit të 43-vjeçarit Festim Lato, me origjinë nga Vlora, të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Festim Lato është shfaqur për herë të fundit në një kafene, në Abcoude, ku është takuar me disa persona, siç shihet edhe në video.

Pas këtij takimi, ai shihet teksa hipën në një makinë luksoze, pas së cilës nuk është parë më i gjallë. Në emisionin investigativ të holandezëve thuhet se Lato shoqërohej në makinë nga tre burra dhe një grua.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular