BallinaAktualitet“Isha në makinë me 10 policë”, Klevis Balliu tregon dinamikën si u...

“Isha në makinë me 10 policë”, Klevis Balliu tregon dinamikën si u arrestua: Ja kush dha urdhër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, tregoi detaje për arrestimin e tij dhe banorëve të “Astirit”, situatë kjo e cila u regjistrua pak ditë më parë.Ai tha se është shoqëruar nga policia menjëherë pasi ka përfunduar protesta  e banorëve, ndërsa shtoi se ndalimi i tij është bërë për “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm” dhe jo për bllokim rruge, siç u raportua në media.

Balliu tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër politik të kryeministrit, Edi Rama.“Arrestimi im është bërë me urdhër politik dhe e gjitha kontrollohej nga Edi Rama. Nuk tremben, por e quaj veten me fat që jam me Partinë Demokratike për betejën për demokraci për zgjedhje të lira dhe demokratike”-tha ai.

Pyetje: Si ndodhi arrestimi i juaj?

Klevis Balliu: Pasi unë takova banorët dhe piva kafe me ta, unë më pas u drejtova tek makina ime. Pashë një person që doli para makinës dhe pas tij erdhën disa policë për të më shoqëruar. Me thanë qe duhet të vish me ne me furgonin e policisë. Isha i vetëm me dhjetë policë në furgonin e policisë. Këto janë detaje që nuk zgjidhin as çështjen dhe as problemin  e atyre qytetarëve. Akuzën e mësova kur bisedova me drejtorin. Unë jam arrestuar pasi kam marrë pjesë në një tubim të ligjshëm dhe jo tëpaligjshëm. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit.

Si vjen dhe me dhunë bllokon një protestë, për të cilën kam njoftuar më parë. Vendimi për të mbajtur në burg qytetarët është tërësisht i paligjshëm dhe tërësisht politik. Policia ka shkelur ligjin. Akuza është pjesëmarrja në tubim të paligjshëm dhe jo për bllokim rruge. As unë dhe askush aty nuk ka shkelur asnjë ligj. Protesta ka qenë paqësore, ndërsa  banorët me zgjuarsi kanë evituar sherret. 600 forca policore sjellin tek Unaza. Unë  e kam me krenari që jam me ata banorë. Unë i quaj miq. Ata janë heronj dhe qendrestarë të jashtëzakonshëm. Sot kauza atje nuk është më vetëm për shtëpitë, por është një kauzë kombëtare, për mua, për ty dhe për të gjithë qytetarët. Arrestimi im është bërë me urdhër politik. Nuk tremben, por e quaj veten me fat që jam me Partinë Demokratike për betejën për demokraci për zgjedhje të lira dhe demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular