BallinaAktualitetVideo/Pas Zaevit, ja ç’mendon Rama për dorëheqjen

Video/Pas Zaevit, ja ç’mendon Rama për dorëheqjen

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se do të dorëhiqej, në rast të mosçeljes së negociatave të vendit të tij me Bashkimin Evropian, në “agorën” e aktualitetit politik në Shqipëri, është ngritur si paralele pyetja nëse homologu shqiptar, Edi Rama, do të çonte së paku vendin në zgjedhje të parakohshme.

Nga njëra anë, përballemi me zotimin e Zaev, që sipas raportimit të agjencisë informative “Ansa” është konkretizuar, ndërsa nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, ka mohuar kategorikisht mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, edhe pas një “jo”-je të prerë që pritet të komunikohet ditën e sotme nga Këshilli Evropian.

Pjesë nga debati në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili:

Rama: Ne, jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por ne do të vazhdojmë intensivisht të bëjmë punën tonë dhe do të vazhdojmë të ecim përparë njësoj siç kemi ecuar deri tani. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri, dita e re do të fillojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë që kemi bërë sepse e bëjmë për vete, nuk e bëjmë për ata.

Vasili: Pra, ju as nuk e çoni në mendje ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme nëse ka përgjgije negative për negociatat?

Rama: Cilin vend? Francën të çoj unë në zgjedhje të parakohshme, apo Shqipërinë?

Vasili: Shqipërinë, zoti kryeministër.

Rama: Jo, Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme sepse nuk i ka lënë asgjë mangët këtij procesi.

Kryeministri Rama i ka mëshuar tezës së tij se nuk bëhet fjalë për një votë kundër Shqipërisë, por ka vetëm një çështje të brendshme të BE-së. Një qendrim fuqimisht kundërshtues ndaj nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me vendin tonë, e shfaqën tri vende anëtare të BE-së: Franca, Holanda dhe Danimarka, që vinin theksin tek pamjaftueshmëria e ecurisë për avancimin e rrugëtimit evropian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular