BallinaAktualitetDështimi në negociata/Kërkohet fajtori, Rama apo Makroni?

Dështimi në negociata/Kërkohet fajtori, Rama apo Makroni?

Dështimi i Shqipërisë për të moshapur negociatat në mbledhjen e Këshillit Europian të këtij tetori dhe shtyrja me gati një vit e vendimit për në samitin e Zagrebit, në maj 2020, po shoqërohet me replika të forta në vend.

Qëllimi i tyre është të vënë gishtin mbi fajtorin.

Me këtë synim të gjitha palët janë selektive dhe potenciojnë ato argumenta që u leverdisin, pa dhënë një pamje të përgjithshme të së tërës.

Kështu Rama përpiqet të vërtetojë se gjithçka është e lidhur me një problem të brendëshëm të BE-së. Ai këmbëngul se shumica e vendeve, madje dhe komisioni në Bruksel ishin të vendosura pro nesh.

Nga ana tjetër opozitarët dhe kritikët e tij e eklipsojnë fare problemin brenda BE duke e vënë theksin tek difektet e qeverisë, tek deklarata e Merkelit se nuk qe një vend, por disa që ishin kundër Shqipërisë (pra ndryshe nga Maqedonia), tek pretendimet e Makronit për azilkërkuesit tanë, për rezervat e Hollandës për kriminalitetin dhe ato të Danimarkës për korrupsionin.

Sipas këtyre pretendimeve edhe po të mos ishte problemi që Parisi i hapi vendeve anëtare, Shqipëria do të ishte djegur gjithësesi.

Pikërisht këto pozita të barikaduara janë vërejtur edhe në replikat politike të ditës së sotme. Ministri në detyrë Gent Cakaj tha në një komunikim me mediat se:“Kjo shtyrje e vendimmarrjes nuk lidhet me meritat e Shqipërisë, por pasqyron një varg divergjencash brenda BE-së” duke argumentuar:“Presidenti i Francës ka një qëndrim të prerë se nuk mund të zhvillohen negociata të reja pa një ndryshim dhe pa reformim të BE-së dhe strukturës së saj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, pasi të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat, por shtyrja e këtij vendimi nuk ka të bëj me performancën e tyre, por me faktorë të brendshëm”.

Një përshtypje krejt të kundër krijon po të shikosh atë që pretendon kryetarja e LSI, Kryemadhi për të cilin e gjitha sa ka ndodhur është një dështim personal i kryeministrit: “Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton” tha ajo duke kërkuar një largim të menjëhershëm: “Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësine e rëndë që rëndon mbi kryeministrin, shqiptarët ia kanë dalë të bindin Evropën se e duan, por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë është Rama” këmbënguli ajo.

Në të njëjtën linjë është edhe PD. Sali Berisha e krahasoi izolimin që Rama po i bën Shqipërisë me atë të Enver Hoxhës, ndërsa një ditë më parë Basha jo vetëm e bëri fajtor kryeministrin, por denoncoi edhe propagandën e tij për të ngarkuar me përgjegjësi BE-në: “Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo. Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”.

Por pavarësisht këtij debati të ngujuar në llogore, e vërteta duket se është diku më në mes. Pa diskutim që qeveria është fajtore në mbetjen pas Maqedonisë. Pa dyshim që ajo nuk kishte kundër vetëm presidentin Macron, por edhe Danimarkwn Holandën e Spanjën. Pa dyshim që asaj nga Bundestagu iu vunë kushte katastrofale ndryshe nga sa i ndodhi Zoran Zaevit.

Dhe këtu përgjegjësia personale e Ramës është e pamohueshme.

Por ne nuk e dimë se edhe nëse të gjitha këto do të kishin qenë ndryshe, pra nëse do të kishim pasur jo rilindjen por një qeveri pefekte, Franca do të na i kish hapur negociatat.

Prandaj e vërteta e kësaj historie është shumë më e komplikuar sesa vështrimi bardh e zi, që o do të shpallë fajtor Makronin, ose në të kundërt Ramën.

Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular