BallinaKronikeFOTO/ U sulmua nga ariu, ja gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit nga Kukësi

FOTO/ U sulmua nga ariu, ja gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit nga Kukësi

U sulmua nga ariu paraditen e sotme, por fatmirësisht bariu 45-vjeçar nga Kukësi, Ekrem Onuzi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është mjeku Admir Sinamati, i cili ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga spitali.

“Me Ekrem Onuzin, sfidantin e ariut të murrmë! Me disa dëmtime, por falë Zotit jashtë rrezikut per jetën. Shërim të shpejtë dhe të plotë Ekrem Onuzi” shkruan mjeku.

Image

Bariu 45-vjeçar, Ekrem Onuzi, mbeti i plagosur në fshatin Nangë të Kukësit pasi është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat, në bjeshkët e Gjalicës.

45-vjeçari po kulloste bagëtitë, kur është sulmuar nga kafsha e egër.

Për pasojë ai ka marrë disa plagë në kokë dhe në gjymtyrë të tjera të trupit.

Për shkak të terrenit të vështirë transportimi i çobanit drejt spitalit të Kukësit ka qenë i vështirë, ndaj të afërm të tij kanë kërkuar ndërhyrje me helikopter nga ajri.

Nga atje ai u transportua për në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar kujdesit të mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular