BallinaKultureMuzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa”

Muzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa”

Për të katërtin vit radhazi në skenën e teatrit ‘Skampa’ do të performojnë 10 trupa të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës.

Pjesëmarrës do të ketë edhe nga Kosova ndërsa Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, ndalet te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni.

Për profesorin Zeqir Sulkuqi, muzika e dhomës është e përzgjedhur dhe nuk perceptohet njëlloj nga të gjithë.

Orkestra, pritëse e Elbasanit do të performojë ditën e dielë, duke pasur peshën e fituesit të një viti më parë me veprën e Andersonit dhe tre të tjera kompozitori shqiptar Isak Shehu. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular