BallinaAktualitetRegjisori i njohur shpërthen kundër Ramës: Ç’është ky bej, mashtrues, tradhtar, miliarder...

Regjisori i njohur shpërthen kundër Ramës: Ç’është ky bej, mashtrues, tradhtar, miliarder nën efektin e kimikateve

Regjisori Osman Mula ka pasur një reagim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ka firmosur marrëveshjen e Minishengenit me Serbinë, duke përjashtuar nga ky proces Kosovën.

Tonet e Mulës kanë qenë mjaft të forta, edhe pasi mbledhja e intelektualëve vinte pas vendimit të BE-së për të mos çelur negociatat me Shqipërinë. Regjisori u shpreh se Edi Rama ka bërë një tradhëti ndaj shqiptarëve, duke fyer dhimbjen e viktimave të luftës në Kosovë.

“Unë e kam më të vështirë se të gjithë ju për t’u shprehur për këtë problem, po si një djalë nga Gjakova i lindur në Tiranë kam të drejtë që të shprehem për veprimet skandaloze të këtij kryeministri.

Europa na ka mbyllur katër herë dyert dhe ky kryeministër skandaloz thotë pyesni presidentin francez se pse kjo ka ndodhur kjo. Po ti për çfarë je këtu, je për t’u bërë milioner, ndërron makinat sa herë që do, kur në europë një njeri jep dorëheqjen për një shishe verë dhe në Japoni pse vonohet treni për një minutë.

Kërkon që të tërheqë vëmendjen nga moshapja e negociatave dhe shkon të takohet atje me serbin. Për këtë person që është në pushtet më janë mbaruar fjalët, është një personazh i dobët i një drame shumë të dobët që po luhet në vendin tonë.

Për Kosovën të të vijë marre, kë pyete ti që vure dorën te ai, që nuk e ka pranuar akoma Kosovën, kë pyete ti, nuk më pyete as mua që jam në Shqipëri dhe as prindërit e mi që janë në Gjakovë! Nuk ke pse më pyet mua, po duhet të pyesësh shqiptarët! Atyre ndërkombëtarëve që thonë po largohemi nga Shqipëria me impresionet më të mira, iu them që të tregojnë valixhet që kanë marrë nga këtu.

Ky duhet të ikë, se nëse largon këtë, largon edhe kuçedrën që të pi ujin atje te shtëpia, largon edhe PPP-të! Ky njeri është nën efektin e kimikatëve. Ka hyrë 5 minuta që të luajë basketboll dhe ka dalë për 5 minuta, pasi ishte agresiv.

Kë pyete mor zotëri, si mor del ti i jep dorën atij që të ka vrarë vëllezërit e tu?! Ç’është ky bej, ç’është ky pronar që nuk ka asnjë pronë, që fyen artistët dhe i nxjerr në rrugë?! Qysh sa ka ardhur dhe derimë sot, 22 vite, ka mashtruar, gjithçka tjetër mund të bëjë që të ndërrojë vëmendjen e europës. Këtij njeriu duhet me i thënë ne s’po të heqim dot por ik vetë të paktën”, u shpreh regjisori Mula.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular