BallinaKryesoreBerisha shfaq me zë, mashtrimin e Ramës në 2018: 'Morëm datën e...

Berisha shfaq me zë, mashtrimin e Ramës në 2018: ‘Morëm datën e fillimit të negociatave’ dhe dekoron ambasadorët

Deklarata absurde e Edi Ramës më 27 qershorit 2018, publikisht tha se “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!” është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha me një video të titulluar Mashtrim. “Mashtrimi, – shkruan Berisha, – arma kryesore e kreut të meduzës dhe narkoshtetit te tij! Kreu i Meduzës festonte një vit më parë për të mashtruar qytetarët!”

Në videon në vijim shfaq skenën qesharake të një ceremonie më 27 qershor 2018, ku Kryeministri Edi Rama pasi foli për “opozitën esadiste shqiptare”, thotë: “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!”dhe si të mos mjaftohej me kaq, vendosi të dekoronte ambasadorët shqiptarë pikërisht në shtetet që e refuzuan çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Çelja e negociatava është ëprcaktuar pas 12 muajsh! – thotë Rama në vijim. – Në fund i shtoj një falemderim të veçantë katër personae, dy grave dhe dy burrave, medaljen e mirënjohjes së Kryeministrit. Ambasadores në Hollandë Andia Sakiqin, Suela Janinën, ambasadorin Kuko dhe ambasadorin Tola.”

NDIQNI VIDEON

© SYRI.net

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular