BallinaKryesoreKryeministri Rama mbledh kryesinë e PS, çështje kryesore reforma zgjedhore

Kryeministri Rama mbledh kryesinë e PS, çështje kryesore reforma zgjedhore

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa pritet të diskutohen një sërë tematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore të bëhet zhvillohet me dy faza. Në fazën e parë pritet të votohen në parlament rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa në të dytën priten të shqyrtohen pozicionet politike mes maxhorancës dhe opozitës, brenda dhe jashtë Parlamentit.

Kryesia e PS mblidhet pak ditë pasi Këshilli i Evropës vendosi të mos çel negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ndërsa pritet për t’u parë nëse kjo temë do të jetë objekt  diskutimi nga PS. Kryesocialisti Edi Rama ka theksuar pak ditë më parë se reforma zgjedhore do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, sipas tij, e cila do duhet të përfundoj në dhjetor të këtij vitit do të  votohen në parlament rekomandimet e OSBE për tre proceset e fundit zgjedhore. Pjesa e dytë e reformës zgjedhore, e cila ka të bëj me çështjet e ndjeshme dhe flitet për pozicionet politike  të maxhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj  jo parlamentare mbete për tu rishqyrtuar.

Pak ditë më parë shefi i qeverisë u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me ose pa Partinë Demokratike, brenda muajit dhjetor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular