BallinaKronikeEMRI/ Truri i grabitjeve të banesave të futbollistëve të Real dhe Atletiko...

EMRI/ Truri i grabitjeve të banesave të futbollistëve të Real dhe Atletiko Madridit është shqiptar

Mediat spanjolle vazhdojnë që të publikojnë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku u arrestuan një grup shqiptarësh të cilët grabisnin shtëpitë e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Media spanjolle “Marca” raporton se “truri” i grabitjeve është shtetasi shqiptar Marjan Zefi. Zefi ka qenë pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti Joze Luis Morenon në vitin 2007, duke e qëlluar atë me sëpatë. Në atë kohë, Zefi ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga ana e Astrit Bushit, laçjanit që vrau edhe një polic të RENEA-s në vitin 2001, Altin Balozin.

Moreno në atë kohë përfundoi në spital, si shkak i dhunës së ushtruar nga ana e shqiptarit. Yjet e Real Madrid dhe Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, Isco kanë rënë pre e grabitësve shqiptarë. Ndërsa, nuk kanë munguar edhe vjedhjet e sendeve me vlerë, madje në disa raste janë grabitur  medaljet e Ligës së Kampioneve, ora të shtrenjta, kasaforta etj.

Europol publikoi emrat e shqiptarëve sui dhe fotot e tyre. Në mesin e grabitësve ishte edhe një spanjolle, e dyshuar si e dashura e njërit prej shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular