BallinaKronikeShkatërrohet një nga grupet e Camorras, mbanin lidhje me kriminelët shqiptarë

Shkatërrohet një nga grupet e Camorras, mbanin lidhje me kriminelët shqiptarë

spot_img
spot_img

Policia italiane ka kryer një megaoperacion me qëllim për të vënë para drejtësisë pjesëtarë të klanit Casalesi në Caserta të Napolit.

Në këtë operacion janë ndaluar 17 persona disa prej të cilëve me precedentë penalë të përsëritur të cilët vepronin në zonën e Trentola Ducenta, San Marcellino dhe Lusciano.

Personat e ndaluar akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, zhvatje, si dhe trafikim armësh e droge.

14 prej tyre u lanë në masën e arrestit me burg ndërsa 3 prej tyre me masën ‘arrest shtëpiak’

Grupi Casalesi vepron si një familje e madhe kriminale.

Kjo vihet re në faktin se të prangosurit janë më së shumti bij të ish-eksponentëve të mafies lokale.

Dy prej “pasardhësve” të baballarëve kriminelë ishin marrë me zhvatje për kohë të gjatë. Ata kishin kërkuar para të mëdha ndaj biznesmenëve të zonës si gjoba, si dhe kishin vënë nën kontroll territore të tëra.

U zbulua se grupi vepronte me disa napolitanë, por edhe me shqiptarët. Pikërisht me shqiptarët bëhej më shumë trafik armësh dhe droge. Shqiptarët kanë blerë marijuanë dhe armë në zonën e Casertano. Lënda narkotike e kishte origjinën më së shumti nga Shqipëria, ndërsa çoheshin në Itali me anë të porteve. Tre anëtarë të grupit përfunduan në burg për armë dhe trafik droge dhe për drejtimin e një rrjeti prostitucioni në kufi mes Casertas dhe Napolit. Dy anëtarë italianë të grupit, Diana e Kantoni mbanin kontakte me shqiptarët Një nga italianët përpos se merrej me aktivitete të tjera të paligjshme, kishte edhe një pikë bastesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular