BallinaKronikeVetëhelmohet nëna e 3-fëmijëve. Ja fjalët e fundit

Vetëhelmohet nëna e 3-fëmijëve. Ja fjalët e fundit

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fostoksinë.

Lulzime Mema,nëna e 3 fëmijëve,dy vajzave dhe një djali,ka qënë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë

47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere vetë dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë.

“I bleva kokrrat vetë dhe i piva më vetëdije”, këto kanë qënë fjalët e fundit të 47-vjeçares Lulzime Mema, mëson SYRI.net.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga policia konfirmohet se viktima kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi. /SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular