BallinaKryesoreGazment Bardhi: Komisioni për reformën zgjedhore është ilegjitim, nuk garanton barazi të...

Gazment Bardhi: Komisioni për reformën zgjedhore është ilegjitim, nuk garanton barazi të plotë

Partia Demokratike nuk e njeh komisonin për reformën zgjedhore të bashkëdrejtuar nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dhe nuk do të marrë pjesë në tryezën e së enjtes. Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetari i News24, Osman Stafa thotë se opozita e bashkuar është e gatshme të kontribuojë për reformën zgjedhore në mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse, por sipas tij komisioni i reformës zgjedhore nuk i garanton këto.

“PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”- u shpreh Bardhi.

Që pas djegies së mandateve në muajin shkurt të këtij viti, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, duke e quajtur këtë komision ilegjitim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular