BallinaAktualitetMalltezi: HEC pa leje në zemër të Parkut Kombëtar, ja si dështojnë...

Malltezi: HEC pa leje në zemër të Parkut Kombëtar, ja si dështojnë 2 ministri dhe 4 agjensi shtetërore

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi vijon me publikimin e denoncimeve. Së fundmi, zyrtari i selisë blu sjell rastin e një HEC-i në territorin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fshatin Qarrishtë.

Sipas Malltezit, edhe pse në zona të mbrojtura nuk lejohet asnjë ndërtim, arrihet deri aty sa devijohet edhe lumi.

Ja çfarë shkuar Jamarbër Malltezi në denoncimin e tij:

“HEC pa leje fare, kujt i duhet? Ja si dështojnë 2 ministri dhe 4 agjensi shtetërore: Zona qëndrore (core area) e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ne fshatin Qarrishtë.

Në zonën qëndrore te Parkut ndalohen ndërtimet, këtu ke jo vetëm ndertim por edhe devijim lumi! Ky që kollitet tek tualeti nuk ka fare asnjë leje as nga Ministria e Infrastrukturës, as nga Ministria e Mjedisit, as nga agjensia e zonave të mbrojtura, asgjë. Por i fut ca ndërtime sipas qejfit dhe le si lopa bajgën prapa me gëlqere, me fuçia, me tuba të vjetër të tepërt, dhe tuba të rinj qe devijon lumin, të gjjtha në zonën qendrore të Parkut Kombëtar.

INUK (IKMT) u bë SNUK se është kollit tek tualeti dhe nuk ia ndjen as për ministri dhe as agjensi. Dhe ndonëse nuk ka as leje mjedisi, as leje nga KKT dhe as kontratë me ministrinë e Infrastrukturës, ky ka lidh kontratë me elektrikun që i shet energji!!! Shtet rrumpallë. Fajin e ka Macroni”.

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi denoncon abuzimet në mjedis. Pak ditë më parë ai denoncoi masakrën me pyjet në zonën e Librazhdit, ndërsa ka paralajmëruar të njëjtën gjë edhe për zonat e Ersekës dhe Bulqizës.

Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular