BallinaSportVIDEO/Mbappe thyen rekordin e Leo Messit, realizoi tripletë

VIDEO/Mbappe thyen rekordin e Leo Messit, realizoi tripletë

Futet si zëvendësues dhe ndryshon menjëherë ritmin e lojës. Kylian Mbappe është thjeshtë i papërmbajtshëm, një futbollist fantastik, i vetmi i cili mund të thyej rekordet e vendosura nga Leo Messi dhe C.Ronaldo. Pas dëmtimit, sulmuesi francez rikthehet në fushë në Champions, në transfertë kundër Club Brugge. Mauro Icardi realizoi golin e parë për PSG që në minutën e 7-të por ishte Mbappe ai i cili çmontoi prapavijën blege. Fillimisht në minutën e 61-të realizoi golin e parë personal dhe të dytin për PSG ndërsa dy minuta më pas dhuroi një asist për Icardin që dërgoi shifrat në 0-3, ish kapiteni i Interit feston “dopjetën” e tij duke i lënë më pas stafetën talentit më të mirë në botë.

Në minutën e 79-të, Mbappe realizoi golin e 4-ët për PSG ndërsa pak minuta më vonë kompletoi “manitën” e francezëve, për të ishte goli i tretë dhe i 15 në Champions. Vetëm 20-vjeç e 306 ditë, francezi shndërrohet në futbollistin më të ri që ka shënuar më shumë gola në Champions, duke thyer një rekord i cili mbahej nga Leo Messi. “Pleshti” e kishte arritur këtë kuotë në moshën 21-vjeçare. Falë këtij suksesi, PSG merr kreun e Grupit A në kuotën e 9-të pikëve pas 3 ndeshjeve.

Shpëton stolin e Zidane dhe fatin e Real Madrid në Champions League, Toni Kroos. Mesfushori gjerman realizoi golin e vetëm për Realin në transfertë kundër Gallatasarit, një fitore minimale që i vendos madrilenët në vendin e 2 në kuotën e 4 pikëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular