BallinaKryesoreFIFA vendos, nga Kina nis Kupa e Botës për Klube

FIFA vendos, nga Kina nis Kupa e Botës për Klube

Ka marrë formë Kupa e Botës për Klube, kompeticioni më i ri i FIFA-s, që do të luajë edicionin e parë në verën e vitit 2021. Qeveria botërore e futbollit ia ka besuar organizimin e turneut të parë Kinës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti Gianni Infantino, që nga Shangai e ka cilësuar një “vendim historik”.

Kupa e Botës për Klube do të zëvendësojë Kupën e Konferedatave dhe do të zhvillohet një herë në katër vjet. Në fazën finale do të marrin pjesë 24 skuadra të ndara në tetë grupe. Europa do të përfaqësohet me tetë skuadra, fitueset e Champions League dhe Ligës së Europës në edicionet 2018/2021 të dy turneve më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Kjo do të thotë se deri tani kanë siguruar pjesmarrjen Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Atletico Madrid. Amerika e Jugut do të ketë gjashtë skuadra, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes Konferedatave të tjera kontinentale.

Football Liverpool Ligue Champions Reds Tottenham

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular