BallinaKryesoreOpozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore: "Nuk e njohim komisionin"

Opozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore: “Nuk e njohim komisionin”

Ndërsa maxhoranca dhe opozita parlamentare do të mbledhin sot komisionin e Reformës Zgjedhore, PD bashkë me aleatët e saj do të mbajnë paralelisht një tjetër tryeze me grupin e punës.

Gazetari Osman Stafa deklaroi në një lidhje direkte për ‘News24’ se ky grup pune do të drejtohet në nivel politik nga Gazmend Bardhi, ndërsa do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë opozitare jashtëparlamentare. Ndërsa anëtarë do të jenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa si dhe Arben Ristani. Ndërkohë, të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune, ku LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 perfaqësues dhe PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1.

PD deklaroi se opozita nuk e njeh komisionin për reformën zgjedhore. Pikërisht për këtë arsye do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular