BallinaKryesorePërfundon takimi VV-LDK/ Qeveria e re e Kosovës me 12 ministri

Përfundon takimi VV-LDK/ Qeveria e re e Kosovës me 12 ministri

Pas një orë e gjysmë takim mes grupeve të punës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u tha janë marrë vesh për axhendën e takimeve të ardhshme dhe se nuk kanë diskutuar për afatin final të një marrëveshje apo për emra se kush do të jetë në krye të ministrive.

Lumir Abdixhiku, anëtari i Kryesisë së LDK-së tha se dy liderët e partive politike do të përcaktojnë emrat në bazë të propozimeve të grupeve. Ai u shpreh para gazetarëve se tema e dialogut me Serbinë do të ngrihet në nivel të diskutimit në mes të dy liderëve të partive politike.

Takimin me grupin punës të Vetëvendosjes, Abdixhiku e quajti pozitiv dhe tha se ishte përafrim i qëndrimeve në mes të dy subjekteve politike. Ai tha se kanë diskutuar për formatin e qeverisë që do të ndahet në 12 ministri.

“Ne nuk kemi folur për afatet finale të finalizimit të marrëveshjes. Kemi ndërtuar në agjendë të takimeve të ardhshme. Për çështjet ekonomike do të flasim të hënën, për programin ekonomik, për rendin dhe ligjin do të flasim të enjten dhe çështjen e dialogut do ta ngemë në nivelin e liderëve të dy partive politike. Natyrisht ka dallime në disa tema, por për pjesën me të madhe kemi përafrime dhe jemi duke parë drejt pikave të përbashkëta që partitë politike kanë”, – tha ai.

Abdixhiku theksoi se vazhdojnë të presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vazhduar me finalizimin e marrëveshjes. Abdixhiku u përgjigj edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Listën Serbe.

“Nuk e kemi diskutuar ende, por Kushtetutën e Republikës e respektojmë pa dyshim, por nuk pranojmë kushtëzime prej askujt”, – shprehet Abdixhiku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular