BallinaKryesoreBardhi për Reformën Zgjedhore: Grupi i punës me ekspertë të opozitës tregues...

Bardhi për Reformën Zgjedhore: Grupi i punës me ekspertë të opozitës tregues i angazhimit, kemi propozuar një…

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.

Pas kësaj mbledhjeje ka folur për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai deklaroi se kjo mbledhje tregon angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, duke përsëritur disa nga kërkesat e PD.

“Dua të theksoj që mbledhja e grupeve të ekspertëve të opozitës është një tregues i qartë i angazhimit të opozitës për reformën zgjedhore.
Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Maxhoranca duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës. Bundestagu kërkon një reformë zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjithëve”, deklaroi Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular