BallinaKronikeSqarohen rethanat e hedhjes së gruas nga kati i tretë në Durrës:...

Sqarohen rethanat e hedhjes së gruas nga kati i tretë në Durrës: Ishte tapë…

Paraditen e sotme Policia e Durrësit dha informacionin se një grua ishte hedhur nga kati i tretë i banesës së saj, për shkak se i kishin hyrë në shtëpi hajdutët.

Po në një reagim të dytë duke përgenjeshtruar të parin policia njofton se lajmi është i pavërtetë dhe se 22-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:

Në lidhje me një lajm të publikuar nga media online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati ju sqarojmë se :

Me datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen Nr13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër.

Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G.  22 vjeçe,  në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm.

Shtetases së mësipërme i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë.

Ky eshte njoftimi i mengjesit

Info paraparke:

Durrës-Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë një grua.

Ngjarja në lagjen numër 13 Durres.

Dyshohet se në shtëpinë e gruas pas mesnate kanë hyrë hajdutë.

Në panik e sipër pasi ka  dëgjuar zhurmën gruaja është hedhur  nga lartësia.

Ajo ndodhet në spital pa rrezik për jetën.

Policia nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular