BallinaKryesoreAlbin Kurti: Ja çfarë biseduam me Ramën

Albin Kurti: Ja çfarë biseduam me Ramën

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri i pritshëm i Kosovës Albin Kurti duke folur për mediat në Samitin e Paqes për Europën Juglindore, ka zbardhur edhe detaje në lidhje me takimin e tij disaorësh me Edi Ramën.

‘Biseduam për çështje të përbashkëta, dhe për çështjet e viseve tona, duam që në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të kemi një bashkëpunim më të mirë.

Mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët, janë shumë më të mëdha se realiteti që kemi krijuar, duam të krijojmë sa më shumë ura që të ndihmojmë shqiptarët të mos jenë më të nëpërkëmburit në Ballkan.

Minishengeni ballkanik më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt’, -u shpreh Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular