BallinaKronike(Detajet)/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete, 2 të plagosur. Çfarë ndodhi...

(Detajet)/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete, 2 të plagosur. Çfarë ndodhi më pas

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. Nga përplasja është rrëzuar një shtyllë e tensionit të lartë, e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor. Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular