BallinaAktualitetKreu i Omonias: Pas një viti ende nuk është sqaruar pse u...

Kreu i Omonias: Pas një viti ende nuk është sqaruar pse u vra Kacifas

Kreu i Omonia-s Fredi Bejleri ka qenë në Bularat për të nderuar figurën e ekstremistit Konstandinos Kacifas, që u vra një vit më parë pas përplasjes me armë me policinë shqiptare.

Ai ka thënë për mediat se dhe pas një viti nuk është sqaruar arsyeja pse u vra Kacifas. Bejleri hodhi akuza ndaj Shqipërisë, që sipas tij nuk respekton të drejtat e njeriut.

“Pas një viti ende nuk është sqaruar situata, arsyeja pse u vra. Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Shqipëria që do të hyjë në Evropë por nuk respekton të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrori në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, u shpreh Bejleri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular