BallinaBotaEleminohet lideri i ISIS, ja si Donald Trump ndoqi LIVE operacionin

Eleminohet lideri i ISIS, ja si Donald Trump ndoqi LIVE operacionin

Lideri i ISIS (Shtetit Islamik) Abu Bakër al-Bagdadi, nuk jeton më.

Lajmin e dha mëngjesit e sotëm vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara bënë drejtësi me numrin 1 të terrorit në botë. Abu Bakër al-Bagdadi. Ai vdiq si qen, si një frikacak”, do të shprehej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Al Bagdadi u vetëvra gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane në fshatin Barisha në Idlib.

Duke zbuluar detaje nga operacioni i zhvilluar natën mes të shtunës dhe të dielës, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kalifi i terrorit u vra në një tunel nëntokësor në veri të Sirisë.

Ai konfirmoi se ai shpërtheu vetë brezin me eksploziv, teksa përpiqej t’u shpëtonte ushtarëve amerikanë që e ndiqnin në tunelin vetëm me 1 dalje ku ai fshihej. Ndërsa Bashkë me të, u vranë edhe tre fëmijë të tij.

I gjithë operacioni është ndjekur LIVE nga presidenti Trump dhe stafi i tij më i ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, siç e tregon edhe fotoja e mëposhtme.

Abu Baker al-Bagdadi, 48-vjeç ishte i pari në listën e terroristëve ndërkombëtarë të kërkuar nga Uashingtoni. Në këtë listë ndodhej prej Tetorit 2011, kur për kokën e tij u vu një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Në 2014-ën, pasi xhihadistët pushtuan Mosulin, Al-Bagdadi shpalli krijimin e Shtetit Islamik në një territor të gjerë që përfshinte zonat naftëmbajtëse të veriut të Irakut dhe Sirisë.

Organizata e tij terroriste është përgjegjëse për qindra vrasje, masakrime, përdhunime, ndërsa nuk kanë munguar sulmet e përgjakshme as në Europë.

auto_b11572193630.jpg

auto_albagdadi1572193611.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular