BallinaAktualitetEMRI/Arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës, u kap me drogë…

EMRI/Arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës, u kap me drogë…

Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Gazeta Mapo shkruan se Enio Alla u vendos në pranga, pasi iu gjet një sasi droge me vete. Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe asnjë njoftim nuk është bërë nga policia për ngjarjen.

Enio Alla ishte duke levizur në Tiranë, kur nga një kontroll rutinë i policisë, iu gjetën doza hashashi me vete. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës e ka kundërshtuar ndalimin, por më pas u shoqërua nga policia

Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dsyhohet se shkak kanë qënë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.

Brenda një muaji kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i plagosin vëllain dhe i arrestojnë djalin me drogë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular