BallinaKryesoreKajmaku rrezikon burgun, kryebashkiaku i Vorës akuzohet se gënjeu për dekriminalizimin

Kajmaku rrezikon burgun, kryebashkiaku i Vorës akuzohet se gënjeu për dekriminalizimin

Kryebashkiaku i Vorës  Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve.  Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës për  kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit . Materialet  i janë përcjellë njëkohësisht edhe KQZ –së pas mbërritjes së letërporosisë  nga Greqia që vërtetonte  ndalimin e  Kajmakut.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.

Kajmaku nuk e ka deklaruar këtë dënim kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Në përgjigjen drejtuar prokurorisë kryebashkiaku i Vorës ka deklaruar se nuk e dinte që ishte në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaronte në formular. Këtë fakt ai tha se e kishte mësuar nga mediat. Sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie.

Denoncimi për  Kajmakun u bë nga  PD e cila  e akuzoi atë se ka qenë i arrestuar në Greqi me emër tjetër, Jorgo Toto.  Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara.

Pas kërkesës që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit, do të jetë KQZ e cila do të vendosë për kryetarin e Bashkisë së Vorës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular