Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim analistin amerikan Daniel Serwer.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha ka treguar detaje nga takimi në fjalë, ndërsa thekson se bashkë ndanë shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit e korrupsionit.
Mes të tjerash lider i PD-së ka dhënë mesazhin e tij se Shqipëria ka vetëm një alternativë; rrugën europiane dhe anëtarësimin në BE.
“Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës. Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, shkruan Basha.