BallinaAktualitetVota e lirë dhe reforma zgjedhore, Kryemadhi takon drejtorin e Institutit Demokratik...

Vota e lirë dhe reforma zgjedhore, Kryemadhi takon drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me drejtorin për Evropën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin, me të cilin LSI ka bashkëpunuar prej vitesh.

Kryemadhi shkruan se ka diskutuar me të  rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.

Ajo shprehet se ka theksuar angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Postimi i Kryemadhit:  

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular