BallinaKryesoreBardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma e vërtetë zgjedhore nuk është si trau...

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma e vërtetë zgjedhore nuk është si trau doganës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Elisa Spiropalit për reformën zgjedhore. Sipas tij, Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës.Bardhi tha se Rama ka frikë nga reforma zgjedhore.

Reagimi i Gazment Bardhit

Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe BE. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.

Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular