BallinaAktualitetProtesta kundër thertores, banorët e Laknasit fitojnë gjyqin ndaj firmës private

Protesta kundër thertores, banorët e Laknasit fitojnë gjyqin ndaj firmës private

Gjykata Administrative ka vendosur pro banorëve të Laknasit në Kamëz të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e një thertorje në zonën ku banojnë, pasi sipas tyre ndot mjedisin, si dhe do të shkatërronte pyllin.

“Ky ishte një gjyq i gjatë dhe ishte një shembull i merituar për banorët. Banorët mbrojtën të drejtën publike, pasi mbrojtën pyllin, por edhe zonën.”- u shpreh ambientalisti Sazan Guri.

Kujtojmë se pak javë më parë banorët protestuan fuqishëm kundër ndërtimit të thertores nga firma e Bledar Dacit, pasi sipas tyre do të shkatërrohej zona e pyllëzuar dhe do të ndotej mjedisi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular