BallinaAktualitetÇfarë po ndodh në Mirditë? Dhunohen dy rojet e një firme, shkrumbohen...

Çfarë po ndodh në Mirditë? Dhunohen dy rojet e një firme, shkrumbohen dhe 4 automjete

Dy persona që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur.  Firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë. Kjo është pista kryesore ku po heton aktualisht policia për këtë ngjarje të rëndë.

Burimet thanë se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore. Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjence me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë faktin se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e dy personave, që ranë pre e dhunës në Mirditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular