Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar në faqen e tij zyrtare, hollësi mbi operacionin që forcat amerikane kryen në Siri për vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.
“Misioni për të kapur ose vrarë themeluesin dhe liderin e ISIS, Abu Bakr al-Baghdari ishte planifikuar dhe u ekzekutua në mënyrë të hollësishme,” tha komandanti i Komandës Qëndrore të SHBA.
Gjenerali i Korpusit Detar, Keneth F. McKenxie informoi të mërkurën gazetarët në Pentagon për sulmin në veripërëndim të Sirisë, që rezultoi në vdekjen e Bagdadit. Zyrtarët e Pentagonit po ashtu publikun pamjet e sulmit dhe momentin e shpërthimit. Si më poshtë, shihen forcat amerikane të filmuara nga ajri që i afrohen godinës dhe qentë ushtarakë përpara se të ndodhë shpërthimi i parë.
KLIKO SIPAS RADHES: VIDEO 1: AIR STRIKE CLIP
VIDEO 2: ASSAULT FORCE MOVE ON